16:14 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Delegacioni i BE-së nis takimin me qytetarë në Bibliotekën Kombëtare (Foto)

Delegacioni më i lartë i Bashkimit Evropian, Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker bashkë me Komisionerin për Fqinjësi të mirë, Johannes Hahn dhe Shefen për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini tashmë kanë arritur në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë.

Treshja do të zhvillojnë një takim apo bashkëbisedim me qytetarë të ndryshëm të vendit, raporton Indeksonline.  Në takim përfshihen edhe studentë, gazetarë dhe përfaqësues politik.

Ky takim i tyre është përmbyllje e takimeve të sotme që delegacioni kanë në Kosovë./Indeksonline/