10:02 / E Martë, 26 Qershor 2018 / indeksADMonline

Delegacioni i Kosovës nis takimet në Paris (Foto)

Një Delegacion i Kosovës, përfshirë deputetët dhe zyrtarë të partive të ndryshme po qëndrojnë në Paris ku janë duke zhvilluar takime me përfaqësues të lartë francez.

Ligjvënësit kosovar që po marrin pjese janë; Mimoza Kusari-Lila (Alternativa), Vjosa Osmani (LDK), Glauk Konjufca (VV), Visar Ymeri (PSD), Arban Abrashi(LDK), ndërsa nga AAK-ja, Ardian Gjini, NISMA, Endrit Shala si dhe Blerand Stavileci i PDK-së.

I pranishëm në këtë takim është edhe ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi si dhe Bekim Çollaku i Presidencës.

Indeksonline po qëndron në këtë takim, që po zhvillohet në Paris, ku më pas do të na dërgojë informacione rreth asaj se farë u diskutua aty.