23:44 / E Martë, 17 Korrik 2018 / indeksADMonline

Delegacioni kosovar pak momente para se avioni të orientohej drejt Beogradit (Foto)

Delegacioni kosovar në krye me Presidentin e vendit Hashim Thaçi është nisur sot për në Bruksel për takimin e radhës të bisedimeve në kuadër të fazës finale të dialogut Kosovë- Serbi.

Mirëpo, avioni i tyre ka devijuar orientimin në destinacionin e paraparë.

Aty shihen duke biseduar Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, përballë tij Kryeministri Ramush Haradinaj si dhe në anën e kundërt të tyre, Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe Zëvendësministri Fatmir Limaj.

Avioni i delegacionit kosovar për shkak të një pakujdesie nga ana e pilotit, ka devijuar rrugën duke hyrë për herë të parë me krerë të lartë shtetërorë në territor të Serbisë.

Ky incident ka përfunduar pa ndonjë telash pasi nga ana e Zëvendëskryeministrit Pacolli është vërejtur në kohë, se territori nuk ngjanë me destinacionin në të cilin ata kanë agjendën e paraparë.