Delegohen gjyqtarët për xhiron e 20-të të Superligës së Kosovës
Në fundjavë zhvillohen ndeshjet e javës së 20- të Superligës së Kosovës në futboll.
Sot është hedhur shorti sot në selinë e FFK-së për delegimin e gjyqtarëve, shkruan IndeksOnline.
Të shtunen, kampioni në fuqi, Drita do të jetë nikoqire e Drenicës.
Gjyqtar krysor i kësaj ndeshjeje do të jetë Bardh Ajeti.
Të dielen, Dukagjini përballet me Gjilanin.
Gjyqtari Lirim Jahari do të jetë ai i cili do ta ndaj drejtësinë në këtë përballje.
Prishtina e Re në këtë xhiro do të luaj ndaj Ferizajit.
Kjo përballje do të gjykohet nga Genc Nuza.
Valon Bajgora do të ndaj drejtësinë në ndeshjen Prishtina – Llapi.
Ndeshja e fudit e kësaj jave zhvillohet ditën e hënë, ku Ballkani do të jetë nikoqir i Malishevës.
Erdall Zasella do të jetë gjyqtar kryesor i ndeshje./IndeksOnline/

