Delegohen gjyqtarët për xhiron e 30-të të Superligës së Kosovës
Në fundjavë zhvillohen ndeshjet e javës së 30-të Superligës së Kosovës në futboll.
Sot është hedhur shorti sot në selinë e FFK-së për delegimin e gjyqtarëve, shkruan IndeksOnline.
Java nis me ndeshjen Prishtina e Re – Drenica, e cila zhvillohet të shtunen nga ora 15:00.
Gjyqtar krysor i kësaj ndeshjeje do të jetë Eridon Podvorica.
Nën dritat e reflktoreve, të shtunen nëora 20:00 luhet ndeshja mes Prishtinës dhe Gjilanit.
Kjo përballje do të gjykohet nga Genc Nuza.
Kampioni në fuqi dhe lideri aktual, Drita të dielen luan ndaj Llapit, ku drejtësinë do ta ndaj gjyqtari Visar Kastrati.
Merva Bejtullahu do të jetë gjyqtar kryesor i ndeshjes Ballkani – Ferizaji, derisa në ndeshjen Dukagjini – Malisheva, gjyqtar do të jetë Burim Jahmurataj./IndeksOnline/

