18:09 / E Diele, 03 Qershor 2018 / indeksADMonline

Deliu: Do të pyes ministrinë për trajtimet e maturantëve nga Vetëvendosje

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka thënë se do t`i drejtohet Ministrisë së Arsimit për trajnimet e lëvizjes Vetëvendosje me maturantët.

Deli të dielën e ka postuar një njoftim të një qendre të lëvizjes Vetëvendosje ku maturantët njoftoheshin për trajnimin lidhur me testet pranuese në universitet.

“Lëvizja Vetëvendosje paska filluar me organizimin e trajnimeve për maturantët të cilët do të aplikojnë për në Universitete.

Shtrohet pyetja: A kanë të drejtë subjektet politike në Kosovë që të organizojë trajnime të tilla dhe a janë këto veprime në përputhje me Ligjin?!

Për më tepër Lëvizja Vetëvendosje duhet të sqarojë nëse organizatorët e këtyre trajnimeve posedojnë licencë dhe nëse i kanë të akredituara programet e tyre të trajnimeve.

Për këtë cështje do të kërkojë sqarim nga Ministri i Arsimit në njëren prej seancave të Kuvendit”, ka shkruar ajo.

Temat: