12:22 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Deliu-Kodra: Vetëvendosje dëshmoi se është po e njëjta parti si para tri viteve

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra e ka quajtur akt të turpshëm gjuajtjen e gazit lotsjell të VV-së në Kuvend.

Deliu-Kodra ka thënë se PDK është e shqetësuar lidhur me këtë veprim të VV-së.

Sipas deputetes së PDK-së, aktet e tilla janë të papranueshme dhe bien ndesh me parimet e demokracisë.

Ajo ka shtuar se pavarësisht kësaj, do të kthehen në seancë dhe do të votojnë demarkacionin.

Deklarata e saj:

PDK është e shqetësuar lidhur me aktin e turpshëm të VV-së në seancën p[ër votimin e Demarkacionit

Aktet e tilla janë të papranueshme e dhe bien ndesh me parimet e demokracisë.

Duke e ditur rëndësinë e kësaj seancës dhe numrat e koalicionit për kalimin e kësaj marrëveshje.

VV dëshmoi se është po e njëjta e cila e përsëritin aktin e para tri viteve.

PDK është e vendosur ti shkoj kësaj çështje deri në fund dhe pavarësisht zhvillime do të kthemi në seancë dhe do të votojmë pro e kësaj marrëveshje./Indeksonline/