19:01 / E Mërkurë, 21 Tetor 2020 / OSH

Demaliaj: Albin Kurti është vetëm për zhurmë e kauza të rrejshme

Deputeti i AAK-së Shkumbin Demaliaj ka folur para deputetëve në lidhje me çështjen e Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, duke akuzuar kështu  partinë e Albin Kurtit  që vetëm po bëjnë zhurmë dhe nuk po kontribuojnë që dialogu të marrë epilogun e tij, raporton IndeksOnline.

Demaliaj ishte i ashpër ndaj VV-së duke thënë se për 50 ditë qeverisje, ata kanë arritur të shkatërrojnë çdo gjë, e madje i kanë hapur rrugën Serbisë që të bëj edhe më shumë tregti brenda Kosovës.

Demaliaj tutje tha se partia e Kurtit duhet të shoh nëse ka pas ndonjë mangësi ndaj kësaj qeverie, dhe se shprehu bindjen e tij se kryeministri Avdullah Hoti, është i hapur për bashkëpunim.

“A keni ndonjë vërejtje a keni parë ndonjë mangësi gjatë kësaj qeverie. Këto që po prezantonin janë kauza të vdekura. Shteti ligjor do të funksionoj për secilin. Jo me kauza hajt ta kalojmë edhe qetë dimër qashtu, e të shohim pastaj. Nëse doni me ndihmu, unë besoj që zotëri HOTI do të ju ofroj hapësirë”, theksoi Demaliaj.

Sipas tij Kosova pas një kohe ka filluar dialogun me Serbinë dhe kjo me ndihëm e ShBA-së.

“Ka nisur dialogu pas një kohe të gjatë. Kurti është vetëm për zhurmë dhe kauza të rrejshme. Duhet të jeni të kujdesshëm republika është e të gjithëve”, tha Demaliaj.