15:06 / E Premte, 28 Shtator 2018 / indeksADMonline

Demaliaj del para Gjykatës, pas pak vendimi për të

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demaliaj i cili u arrestua dje pas pak do të dal para Gjykatës Themelore të Prishtinës, ku do të mbahet seanca ndaj tij.

Në këtë seancë pritet të caktohet masa e sigurisë nëse do të qëndroj në paraburgim apo do të lirohet.

Seancën për Demaliaj e ka konfirmuar për Indeksonline edhe avokati i tij, Ariani Koci.

Ndërkaq, prokurori i rastit, Rexhep Maqedonci ka thënë sot se ka kërkuar 30 ditë paraburgim për Demaliajn, i cili ditë më parë dyshohet se ka kërcënuar ish-prokurorin Elez Blakaj.

Demaliaj kishte thënë se ish-prokurorin Blakaj do ta ndjek privatisht, nëse shteti nuk merret me të.

“Nëse shteti nuk bën kërkesë që ai (Blakaj) të kthehet në atdhe për t’u gjykuar për shantazhin që i ka bërë opinionit, prokurorisë, nga unë do të ndiqet dikur privatisht, nëse shteti nuk merr masa për ta ndjekur. Ai është një dezertor, hajn, idiot, rrugaç”, kishte thënë Demaliaj. /Indeksonline/