18:35 / E Mërkurë, 11 Mars 2020 / indeksADMonline

Demaliaj: Kurtin nuk po e ftojnë në ShBA, Haradinaj ftohej edhe pse e mbante taksën

Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj, ka folur në Kuvendin e Kosovës në seancën e jashtëzakonshme për raportet SHBA-Kosovë.  Ai ka akuzuar ashpër kryeminsitrin Albin Kurti, duke thënë se i ka dëmtuar raportet me SHBA-në.

Demaliaj ka theksuar se Haradinaj nuk kishte presion sikur Kurti, përkundër se e mbante taksën. Arsye për këtë, sipas Demaliajt, është se Kurti ka pranuar ta heqë atë.

“Haradinaj nuk e ka pasur të njëjtin presion sikur Kurti, sepse ky ka deklaruar se ka me heqë”, ka thënë ai në foltoren e Kuvendit.

“Kurti taksën është duke e mbajtë për inati të bashkësisë ndërkombëtare, pse këtë nuk po e thirrin në dialog. Zoti Haradinaj është ftuar në Amerikë. Zoti Kurti nuk po ftohet asnjëherë”, ka thënë ai.

Demaliaj ka thënë se Kurti ka raporte të këqija me Presidentin, SHBA-në e partnerët e koalicionit.

“Albin Kurti duhet t’ia tregojë raporton me Presidentin e Republikës, që e ka kurqysh. Duhet t’ia tregojë raportin me miqtë amerikanë, që e ka kuryqysh hiç… me partnerët e koaliconit. Me Albin Kurtin nuk është kah flet kerkush nga bashkësia ndërkombëtare”, ka thënë ai./Indeksonline/