14:36 / E Martë, 26 Janar 2021 / OSH

Demantohet lajmi që babë e djalë nga Lipjani vdiqën nga Covid19

Dje një 29 vjeçar nga Lipjani u raportua i vdekur nga Covid19 në raportin 24 orërsh të IKSHPK-së.

Ndërsa katër ditë më parë më 22 janar kishte vdekur edhe babai i tij  Aziz Nishori. Ndërsa familja Nishori e ka mohuar lajmin që babai i 29 vjeçarit ka vdekur nga Covid.

Sipas tyre Aziz Nishori ka vdekur nga shqetësimet e tjera shëndetësore që kishte pasur.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar Zëdhënësi i Komunës së Lipjanit, Diamant Bytyqi.