09:47 / E Martë, 03 Tetor 2017 / indeksADMonline

Demarkacioni “ndalë” rrymën në Kuvend (Foto)

Përderisa kryeministri i ri i vendit, Ramush Haradinaj po fliste për çështje të rëndësishme të vendit ratifikimit të demarkacionit dhe liberalizmit të vizave në Kuvendin e Kosovës ka ndodhur një gjë e çuditshme

“Kufiri është në Çakorr dhe në kullë dhe kjo çështje ndihet, liberalizimi i vizave është ndërlidh me luftimin e korrupsionit”, ishte duke thënë Haradinaj në momentin kur dritat në kuvendin e Kosovës u fikën.

Në këtë seancë si pikë e rendit të ditës do të jetë interpelanca e kryeministrit Haradinaj për ministrin Rikalo i cili dyshohet se ka torturuar qytetarët e Prishtinës.

/insajderi