17:07 / E Hënë, 25 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Dembele nuk largohet nga Celtic, refuzon 18 milionë euro!

Moussa Dembele do të mbetët në Celtic deri në fund të këtij sezoni.

U spekulua se skuadra skoceze ka pranuar një ofertë nga klubi i Premierligës, Brighton me shumën 18 milionë euro për Dembelen. Megjithatë lajmet e fundit tregojnë se ky ishte thjeshtë një spekulim.

Dembele i cili ka shënuar 32 gola, është një prej lojtarëve më të kërkuar në Europë.

Përvec Brightonit, Dembele ka pasur oferta edhe nga klubet si Watford, Stoke dhe Sunderland./IndeksOnline/