20:59 / E Enjte, 20 Maj 2021 / A. A

Demhasaj e prin Grasshopperin drejt Superligës së Zvicrës, shënon golin e 10-të sezonal

Shkëlqim Demhasaj vazhdon të shfaq formë të lartë në javët e fundit.

Sulmuesi kosovar realizoi gol edhe sonte për Grasshopperin në ndeshjen kundër Kriens.

Ky ishte goli i 10-të sezonal në ligë për Demhasajn. Pjesa e parë u mbyllë me epërsinë e GC-së, 2-0.

Në rast të fitores, kjo skuadër do të sigurojë promovimin në elitën e futbollit të Zvicrës.

/Indeksonline/