23:55 / E Enjte, 21 Maj 2020 / indeksADMonline

Demi Lovato ndan fotografi intime me të dashurin

Demi Lovato është e dashuruar marrëzisht.

Këngëtarja 27-vjeçare e “Sorry Not Sorry” postoi fotografi të reja të lezetshme me të dashurin e saj Max Ehrich në Instagram të saj të enjten (21 maj).

Në njërën fotografi, çifti bukurosh mund të shihet duke u puthur, dhe në një tjetër, me dy qentë e tyre Batman dhe Ella .

Në fillim të këtij muaji, Demi ndau disa video të çiftit duke u përkëdhelur  ku edhe e falënderoi që qëndroi me të gjatë karantinës.

Ata gjithashtu bënë debutimin e tyre në Instagram pasi ngarkuan një videoklip të tyre duke kërcyer dhe puthur , i cili u përdor për videoklipin muzikor të Ariana Grande dhe Justin Bieber./Indeksonline/