75 Mall Live Search
13:13 / E Mërkurë, 07 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Demi Lovato rikthehet në rrjetet sociale pas luftës me mbidozën

Këngëtarja e njohur Demi Lovato, është bërë e gjallë në rrjete sociale pas ‘luftës’ me mbidozë.

Demi kishte pauzuar nga postimet në rrjete sociale, por u rikthye këto ditë me një imazh nga votimi në zgjedhjet për kongres në SHBA, të cilat u mbajtën gjatë javës, shkruan Indeksonline.

26 vjeçarja dukej e shëndetshme dhe e lumtur pas rehabilitimit.

‘Jam shumë falënderuese që jam në shtëpi për të votuar! Një votë mund të bëjë ndryshimin , sigurohuni që të dëgjohet zëri juaj’, ka shkruar Demi në imazhin e publikuar.

Demi Lovato gjatë muajve të kaluar iu nënshtrua rehabilitimit për mbidozë dhe varësi ndaj lëndëve narkotike./Indekonline/

Temat: