14:44 / E Diele, 15 Mars 2020 / indeksADMonline

Demi: Qasja e Kurtit me ShBA-në është më e rrezikshme se koronavirusi

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Besim Demi thotë se qasja e e kryeministrit Kurti në raport me ShBA-të është më e rrezikshme për vendin tone se sa 2 milion qytetarë të jenë të infektuar me koronavirus.

“Lojerat politike me Uashingtonin per avantura e perfitime individuale/grupore nuk duhe te lejohen ne asnje menyre. Qasje e Kryeministrit Kurti ne raport me ShBA-te eshte me rrezikshme per vendin tone sesa 2 milion qytetar te jene te infektuar me Coronavirusin COVID-19”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në facebook- transmeton Indeksonline.

Sipas tij, raporti Kosovë- ShBA është më i shenjtë për popullin e Kosovës sesa kalkulimet e procesimet politike.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Lojerat politike me Uashingtonin per avantura e perfitime individuale/grupore nuk duhe te lejohen ne asnje menyre. Qasje e Kryeministrit Kurti ne raport me ShBA-te eshte me rrezikshme per vendin tone sesa 2 milion qytetar te jene te infektuar me Coronavirusin COVID-19.

Raporti Kosove-ShBA eshte me i shenjte per popullin e Kosoves sesa kalkulimet e procesimet politike te kinse nje ‘truri kompjuterik’ i cili duke ndryshu qendrime ne vazhdimesi e mashtru brenda e jashte vendit partneret tane po deshmon qe eshte vetem nje procesor i skadum ne kohe, pa memorie e mundesi rrjetizimi, rrjedhimisht nje kompjuter plotesisht keqfunksionues per Kosoven.

Kjo qasje destruktive, loje e ndyre, e bazuar ne mashtrim e ç’orientim te partereve tane me shume e kthen Serbine ne Kosove sesa qe e avancon raportin strategjik Kosove-ShBA.

Albin, Kosova nuk eshte laborator testues i teorive konspirative e ushtrimit praktik te dogmave.