18:56 / E Enjte, 07 Janar 2021 / Blerim

Demokratët iniciojnë shkarkimin e Trumpit

Anëtarët e Komitetit të Drejtësisë në Kongresin amerikan kanë njoftuar për inicimin e procedurave për shkarkimin e presidentit Donald Trump, një ditë pas shpërthimit të dhunës në Kongres, nga protestuesit e ftuar prej Trumpit për të kundërshtuar fitoren e Joe Bidenit në zgjedhjet e nëntorit.

Njoftimi vjen pasi kongresistët nga Partia Demokratike kërkuan “largimin e menjëhershëm” të Trumpit nga Shtëpia e Bardhë, qoftë përmes amendamentit të 25-të, apo edhe nisjes së procedurave të “impeachmentit” (akuzave).