23:53 / E Hënë, 25 Shtator 2023 / C E

Dëmtim i rëndë i futbollistit të Fiorentinës, humbet sezonin

Fiorentina ia doli të triumfojë me rezultatin 0-2 në “Dacia Arena”, ndaj Udineses, por kostoja e suksesit ishte dëmtim i rëndë i mbrojtësit brazilian Dodo.

Ai la fushën pas vetëm 6 minutash lojë, teksa pasi kreu ekzaminimet, u zbulua se ka këputur ligamentin e kryqëzuar të gjurit të djathtë

Dodo do të duhet t’i nënshtrohet një operacioni për t’u rikuperuar, teksa rikthimi i tij në fushë nuk mundët ndodhë më herët sesa fillimi i prillit.

Praktikisht thuajse një sezon i tërë i humbur, për brazilianin që ishte shndërruar në një nga pikat më të forta të formacionit të skuadrës toskane.