10:05 / E Enjte, 13 Gusht 2020

Dëmtimi “horror” në UFC, edhe kundërshtari “shtrëngon dhëmbët”

Joe Pyfer pësoi një dëmtim të tmerrshëm në raundin e parë të duelit kundër Dustin Stoltzfus gjatë “Dana White Contender Series 28”.

Krahu i Pyfer u përthye keq në momentin e përplasjes në tapet, duke pësuar një zhvendosje të dhimbshme të bërrylit.

Dustin Stoltzfus, i cili e kuptoi dëmtimin e rëndë të rivalit të tij, u trondit nga ajo që i panë sytë dhe i kërkoi falje Pyferit.

Dana White, presidenti i famshëm i UFC, kur pa pamjet e përsëritura mbeti i befasuar nga zhvendosja e bërrylit të Pyfar, fatmirësisht pa pasoja të rënda.