13:41 / E Diele, 15 Shtator 2019 / indeksADMonline

Dëmtohet ylli i Bayernit

Bayerni pas barazimit dje ndaj Lepzig ka marrë edhe një lajm tjetër të hidhur.

Trajneri, Niko Kovac, nuk do të mund të llogarisë David Alaban për ndeshjet e ardhshme.

Austriaku ka marrë një dëmtim në muskuj para ndeshjes me Leipzig, mirëpo pas analizave të bëra u përcaktua se futbollisti vuan nga një lëndim më serioz dhe nuk do të jetë i gatshëm ta ndihmojë skuadrën në ndeshjet e ardhshme.

Nuk dihet koha e saktë se sa do të jetë jashtë fushave Alaba, por qysh tash Kovac duhet të mendoj për zëvendësuesin e tij./Indeksonline/