10:14 / E Premte, 15 Janar 2021 / OSH

Dënohen 556 qytetarë për mosrespektim të masave antiCOVID

Gjatë 24-orëve të fundit, policia ka ndëshkuar të gjithë ata të cilët nuk kanë respektuar masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Lidhur me këtë, policia ka shqiptuar 556 tiketa në bazë të ligjit antiCOVID-19.


Gjatë të enjtes, policia ka shqiptuar gjithashtu edhe 902 tiketa trafiku, ndërkaq janë raportuar 20 aksidente me të lënduar dhe 79 me dëme materiale.