15:56 / E Hënë, 22 Tetor 2018 / indeksADMonline

Dënohet bosi i agjensionit turistik që mashtroi qytetarët

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall Aktgjykim dënues për të akuzuarin Granit Leka, në kohëzgjatje prej 2 vite e 8  muaj burgim, si dhe dënim me gjobë në shumën prej 3.000 Euro.

I akuzuari Leka, siç kishte raportuar muaj më parë Indeksonline, dyshohet se nga data 1 gusht 2018, si pronar i Agjensionit Turistik NTSH “Vol Travel”, ka mashtruar klientë të ndryshëm, kinse për të dërguar në Turqi, duke ju dhënë bileta fiktive, ku të dëmtuarit me të njëjtat nuk kanë mundur të udhëtojnë.

Shuma që kanë paguar të dëmtuarit tek agjensioni në fjalë kapin vlerën e 123.859,00  Euro.

Me këto veprime i akuzuari ka kryer veprën penale mashtrimi nga neni 335 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjykata pas shqyrtimit të shkresave të lëndës dhe pranimit të fajësisë nga i akuzuari, ka shqiptuar dënimin me burgim dhe dënimin me gjobë.

Të akuzuarit i është shqiptuar edhe dënim plotësues, ndalimi i ushtrimit të veprimtarisë dhe aktiviteteve në agjensionet e udhëtimit në kohëzgjatje prej 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj, afati do të filloj pas rrjedhës së mbajtjes së dënimit me burgim.

Detyrohet i akuzuarit G. L. që në emër të kërkesës pasurore juridike, kompensimin e dëmit të dëmtuarve, pas plotfuqishmërisë së Aktgjykimit.

Gjyqtari pas shpalljes së Aktgjykimit, ka nxjerrë aktvendim për vazhdimin e masës së paraburgimit për të akuzuarin deri në plotfuqishmërinë e Aktgjykimit./Indeksonline/

Arrestohet bossi i agjensionit turistik që mashtroi dhjetëra qytetarë

Agjencioni turistik mashtron qytetarët, ua merr paratë por nuk ua jep biletat për Turqi (Dokument)

Polica po heton rastin e mashtrimit të qytetarëve nga agjencioni turistik në Gjilan