18:22 / E Mërkurë, 12 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Dënohet me 3 vjet burg ish-avokati i Donald Trump

Ish-avokati i presidentit Trump, Michael Cohen, u dënua me 3 vjet burg pasi u deklarua fajtor për një numër kriminesh lidhur me punën e tij për Presidentin.

Cohen foli në gjykatë gjatë dënimit të tij dhe tha: “Sot është një nga ditët më kuptimplotë të jetës sime. Ironia është se sot e marr lirinë time.”

Ai bëri referenca specifike, gjithashtu: “Besnikëria e verbër për këtë njeri më bëri të zgjedh një shteg të errësirës mbi dritën “.

Cohen shtoi: “Unë marr përgjegjësinë e plotë për secilin akt që unë jam deklaruar fajtor për …” duke përfshirë edhe ato që implikojnë “Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Cohen u shpall fajtor për 8 akuza federale në gusht, duke përfshirë 5 akuza të mashtrimit tatimor dhe 2 shkelje të financave të fushatës – e fundit prej të cilave lidhet me pagesën e tij prej 130.000 dollarë për Stormy Daniels që çoi në zgjedhjet 2016 .

“Kohët e fundit Presidenti shkroi një deklaratë duke më thirrur të dobët dhe ishte e saktë, por për një arsye shumë më ndryshe se sa po nënkuptonte”, tha Michael Cohen gjatë dënimit të tij. “Ishte për shkak se, herë pas here, ndjeva se ishte detyra ime të mbuloja veprat e tij të pista.” /IndeksOnline/