15:39 / E Martë, 22 Maj 2018 / indeksADMonline

Dënohet me dy vite ish-kundërshari i Joshua-s, përdori doping gjatë meçit (Video)

Eric Molina është dënuar dy vite nga UK Anti-Doping, pasi ka dalë pozitiv në testet për substanca të palejuara në sport.

36-vjeçari sfidoi Anthony Joshuan për titullin e peshave të rënda IBF në dhjetor të vitit 2016. Ai pësoi humbje qysh në raundin e tretë, dhe që atëherë është duke u testuar për doping, shkruan IndeksOnline.

Molina, i cili gjithashtu ka luftuar kundër Deontay Ëilder për titull të WBC-së, do të luftoj me Mariusz Wach në Poloni të premten.

“Boksieri amerikan Eric Molina është suspenduar nga të gjitha sportet për një periudhë prej dy vitesh, pas një shkelje të rregullit anti-doping”, shkruhet në deklaratën e UKAD.

36-vjeçari amerikan ka të zhvilluar 31 luftëra, ku ka arritur 26 fitore, 19 me nokaut (KO) dhe 5 humbje./IndeksOnline/