21:02 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Dënohet pse kishte hyrë pa leje në emailin e burrit, ku zbuloi se ishte tradhtuar

Një grua është dënuar se ka hyrë në llogarinë e e-mailit të burrit të saj ku edhe ka zbuluar se ai kishte një lidhje tjetër.

Gruaja zvicerane filloi të dyshoi pasi burri i saj krijoi një llogari të dytë në kompjuterin e tyre në shtëpi, sipas Aargauer Zeitung.

Çifti i paidentifikuar i kishin ditur gjithmonë fjalëkalimet e njëri-tjetri, thuhet sipas këtij njoftimi.

Burri i saj përdori një nga këto fjalëkalime për llogarinë e tij të re, kështu që gruaja ishte në gjendje të hynte në të dhe të lexonte emailet e tij, transmeton Indeksonline.

Kur hyri në emailin e tij, ajo zbuloi se ai kishte pasur marrëdhënie me disa gra të tjera për një kohë.

Ajo u përball me burrin e saj, i cili u larguar nga banesa e tyre dhe më pas paraqiti një ankesë penale kundër gruar së tij për lexim të emailave të tij.

Në shkurt të këtij viti prokurorët i dhanë gruas një gjobë prej 9 mijë e 900 franga zvicerane plus një gjobë 4300 franga për shkak se kishte hyrë në të dhënat e private të burrit të saj, pa autorizimin e tij.

Prokurori tha se me forcë dhe në mënyrë të përsëritur ajo ka pushtuar llogarinë e tij të postës elektronike dhe ka shkarkuar materialin që nuk ishte i saj./Indeksonline/