Dënohet zyrtari i Llapit
Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka dënuar zyrtarin e Llapit, Muhamet Rexhepi për shkak të ofendimeve në drejtim të gjyqtarit.
Ai do të jetë jashtë funksioneve të klubit për tre muajt e ardhshëm në të gjitha garat e organizuara nga FFK.
Ky është vendimi i FFK-së.
MUHAMET REXHEPI; zyrtar i klubit të futbollit “LLAPI“ nga Podujeva me numër të ID kartelës 001413M88, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për largim nga pankina e lojtarëve rezervë (ofendime të rënda drejtuar asistentit të takimit Meriton Berisha) në ndeshjen e javës së XVIII-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; LLAPI – TREPÇA ‘89 e zhvilluar me datë 03.12.2017 në stadiumin “Zahir Pajaziti“ në Podujevë (raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e zyrtarit Muhamet Rexhepi )
DENOHET
Me ndalesë të kryerjes së funksionit të zyrtarit në klub dhe funksioneve tjera në kohëzgjatje për 3 (tre) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullorës Disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 5.