09:49 / E Premte, 15 Janar 2021 / k.v

Deponon para false në bankë, policia nis hetimet ndaj një femre

Një femër ka raportuar në polici se një kliente e bankës, në Prishtinë, kishte deponuar një shumë parash ndër të cilat një kartëmonedhë në vlerë 100 euroshe e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Nga njësitet policore për procedura hetimore është sekuestruar kartëmonedha e dyshuar.

Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet përkatëse./IndeksaOnline/