11:02 / E Hënë, 03 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Deputetët e LDK-së futën në sallën e Kuvendit

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë hyrë në sallën e Kuvendit të Kosovës ku pas pak pritet të votohet qeveria Kurti, raporton IndeksOnline.

Janë gjithsejtë 28 deputetë të këtij subjekti të cilët pritet të votojnë pro qeverisë Kurti.

LDK dhe VV pas shumë negociatave, dje më në fund janë dakorduar për të bashkëqeverisur.

Partia e Isa Mustafës do të këtë gjashtë ministra dhe një zv/kryeministër në qeverinë Kurti./IndeksOnline/