75 Mall Live Search
11:15 / E Enjte, 08 Mars 2018 / indeksADMonline

Deputetët e përkrahin nismën e Albana Osmanit, “Ti je një lule dielli” (Foto)

Aktualisht është duke u mbajtur seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, me një pikë të rendit të ditës që lidhet me dhunën në familje.

Por e veçanta e kësaj senace është se të gjithë deputetët janë veshur me bluza që përfaqësojnë nismën “Ti je një luledielli”, me ideatore gazetaren e njohur shqiptare, Albana Osmani.

Osmani po ashtu është e pranishme në seancë kurse deputetët kanë shfrytëzuar rastin që të bëjnë edhe fotografi me këto bluza.

Ndryshe, nisma “Ti je një luledielli” ka për qëllim ndihmën e fëmijëve të Kosovës që vuajnë nga sëmundjet e gjakut, leukemia dhe kancer./Indeksonline/