Deputetët e Vetëvendosjes lëshojnë seancën e Kuvendit
Deputët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës.
Kjo ndodhi kur po shqyrtohej pika e parë, propozimi i gjashtë deputetëve nga Grupi Parlamentar i PDK-së për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani, ka akuzuar dhe kritikuar, Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), duke thënë se synimi i tyre kryesor është të “rikthejnë” ndikimin mbi Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Ramadani mohoi akuzat se Lëvizja Vetëvendosje ka “kapur” RTK-në. Sipas tij, televizioni publik është “ç’kapur” nga duart e atyre që kishin ndikim të mëparshëm./Indeksonline/