19:14 / E Enjte, 22 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Deputetët e Vetëvendosjes të lirë si zogjtë, popullin po duan ta izolojnë

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk e kanë në plan ta votojnë Ligjin për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi. Pikërisht ngecja në këtë Ligj po bën që miliona kosovarë të mbesin të pashpresë pas kaq shum vitesh duke mos patur mundësinë e lëvizjes së lirë në Evropë.

Kur pritej që kjo çështje të merrte fundin pas aneks marrëveshjes javën e kaluar mes Malit të Zi dhe Kosovës, kosovarët filluan të shpresojnë ngase BE që disa muaj ka thënë se ky mbetet kushti i fundit për liberalizimin e vizave, shkruan Indeksonline.

Por, rehatia që kanë me lëvizjen e lirë në shtetët e huaja po bën që disa deputetë mos të kenë preokupim qytetarët, me votën e të cilëve janë ulur në kuvend.

Mjafton të shikosh profilet e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje në rrjetet sociale për të parë se pothuajse të gjithë kanë viza, asnjë nga ta nuk është i izoluar, të gjithë vizitojnë familjarët e tyre, bëjnë vizita pune, bëjnë vizita qefi, mbase duke mos menduar asnjëherë se dikush nuk ka mundësi të udhëtoi qoftë edhe për shkollim e shërim.

Nesër pritet të jetë ditë vendimtare pasi që pritet të hidhet në votim ky projektligj. Zëri i popullit vazhdon të thërret që izolimi të thyhet, projektligji të ratifikohet dhe pas kaq shum vitesh kosovarët të shohin Evropën me sy./Indeksonline/