Deputetët e VV-së në këmbë për himnin e Kosovës, mungon grupi i Kurtit [Video/Foto]
Po vazhdon të mbahet seanca solemne e Kuvendit për nder të dhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Me rastin e kësaj seance fillimisht ka nisur himni i Republikës së Kosovës ku deputetët janë zgjuar të gjithë në këmbë, shkruan Indeksonline.
Në parlament janë edhe ata deputetë që shumë herë përkrahin himnin kombëtar e jo atë të Kosovës. Bëhet fjalë për deputetët e VV-së, Visar Ymeri, Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu, Fisnik Ismaili dhe Donika Kadaj.
Ndërkaq, grupi i kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit nuk është i pranishëm në seancën solemne./ Indeksonline/