10:56 / E Enjte, 26 Korrik 2018 / indeksADMonline

Deputetët në Kuvend, por nuk votojnë as për as kundër!

Më të nisur seanca e Kuvendit të Kosovës ajo është ndërprerë nga Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. Ai vendosi 15 minuta pauzë për t’u dakorduar me shefat e grupeve parlamentare, rreth bojkotit të punës së Kuvendit.

Ndonëse të pranishëm në seancë janë rreth 80 deputetë, kur vije momenti i votimit të projektligjeve, ata nuk votojnë as për as kundër, transmeton Indeksonline.

Veseli tha se haptas vërehet të jetë bërë një bojkot i seancës dhe se për këtë arsye duhet të shkohet në pauzë në mënyrë që të mblidhet Kryesia e Kuvendit.

Seanca në fjalë është paraparë të fillojë në ora 10:00 por si çdoherë edhe sot ka filluar me vonesë./Indeksonline/