Deputetët në sallë, pritet nisja e seancës (Live)
Ishte paraparë që seanca për demarkacionin të vazhdojë në orën 18:15 minuta, por tek tani në sallë kanë hyrë deputetët e Kuvendit.
Tani pritet që seanca të tentojë për herë të pestë ta hedhë në votim marrëveshjen për demarkacionin e Kosovës me Malin e Zi, raporton Indeksonline.
Ndryshe, tashmë janë duke u shpërndarë kartelat për deputetët, të cilat disa orë më parë u morrën nga deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu.
Seanca ishte ndërprerë katër herë për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës nga deputetët e Vetëvendosjes, ku 8 prej tyre veç janë përjashtuar nga Kuvendi. /Indeksonline/