14:32 / E Enjte, 22 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Deputetët pas seancës në byrektore (Foto)

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë qëndruar për më shumë se dy orë në sallën ku mbahen seancat plenare.

Pavarësisht pritjes së gjatë, seanca e paralajmëruar për demarkacionin me Malin e Zi dështoi, për t’u shtyrë për nesër, shkruan Indeksonline.

Pas lajmërimit për shtyrje të seancës, dy deputetë të Vetëvendosjes, kanë shkuar për të ngrënë diçka afër Kuvendit.

Deputeti Rexhep Selimi ka postuar një foto me bashkëpartiakun e tij, Salih Salihu duke ngrënë byrek me jogurtë.

“Në ndërkohë pranë Kuvendit të Kosovës…”, ka shkruar Selimi. /Indeksonine/

 

Temat: