18:15 / E Martë, 20 Mars 2018 / indeksADMonline

Deputetët që lëshuan sallën e Kuvendit (Foto)

Në sallën e Kuvendit të Kosovës është duke u zhvilluar debati lidhur me votimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Përderisa pritet që 32 deputetë të flasin sonte lidhur me këtë temë, disa prej tyre tashmë kanë lëshuar sallën e Kuvendit.

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu ka publikuar një fotografi ku shihet bashkë me deputetë të AAK-së, deputetin e grupit të pavarur, Salih Salihu dhe disa të tjerë në disponim mjaft të mirë jashtë sallës së Parlamentit, shkruan Indeksonline.

Duhet shtuar se seanca për demarkacionin ka nis në ora 16:30 përderisa nuk dihet se deri kur do të zgjasë dhe se a do të jepet vendimi përfundimtar rreth kësaj çështje.

Postimi i plotë:

Sot ma shume se kurr Kosoves i duhet unitet./Indeksonline/

Temat: