13:11 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Deputetët shkojnë në pauzë deri në orën 15:00

Seanca e Jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë për  pauzë deri në orën 15:00.

Kështu ka paralajmëruar kryesuesi i Kuvendit, Kujtim Shala, i cili çoj në pauzë deputetët pas një debati disa orësh.

Ndryshe, në këtë seancë të jashtëzakonshme të thirrur për politikë të jashtme u diskutua për gjëra të ndryshme, ku ndër të tjerash LDK dhe VV kërkuan edhe njëherë rrëzimin e Qeverisë.

Në anën tjetër, nga AAK u  kërkua që të debatohet edhe për taksën e vendosur nga Qeveria kundër Serbisë, megjithatë një gjë e tillë nuk u diskutua ende./Indeksonline/

Temat: