09:55 / E Mërkurë, 01 Gusht 2018 / indeksADMonline

Deputetët shkojnë në pushim

Deputetët e Kuvendit të Kosovës prej ditës së martë kanë hyrë në pushim deri në vjeshtë, pas përfundimit të sesionit pranveror.

Debati parlamentar për Dialogun me Serbinë që u mbajt të hënën ka qenë seanca e fundit për këtë sesion.

Kryesuesi i seancës, Xhavit Haliti në fund të mbledhjes ka mbyllë sesionin pranveror.

“Dua t’ju them me këtë rast, që mbylli edhe sesionin pranveror. Mirë u pafshim në fillimin e sesionit vjeshtor sipas rregullave që kemi”, ka thënë Haliti, në seancën e fundit të kuvendit që është mbajtur të hënën.

Mirëpo, në kalendarin e kuvendit të Kosovës, është paraparë që nesër të mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.