17:32 / E Enjte, 22 Tetor 2020 / A. M.

Deputetët shqiptarë e injorojnë Daçiqin, s’marrin pjesë në seancën për zgjedhjen e kryeparlamentarit!

Njëri prej kundërshtarëve më të mëdhenj të Kosovës në Serbi, pas Millosheviqit, padyshim se është Ivica Daçiq. Ky i fundit sot edhe zyrtarisht është zgjedhur si kryetar i Kuvendit.

Me shumicë votash, ai mori “dritën jeshile” për tu bërë i pari i legjislativit. Mirëpo, 3 deputetët shqiptarë nga Alternativa Demokratike Shqiptare dhe Lugina e Bashkuar nuk morën fare pjesë në seancën e sotme.

Kundër Daçiqit votoi deputeti i pavarur, Vladan Glisic, transmeton Indeksonline

Ndryshe, në zgjedhjet parlamentare në Serbi, lista e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, ka fituar më së shumti vende, 188 nga gjithsej 250.

Lista e Partisë Socialiste të Serbisë – Serbia e Bashkuar ka 32 deputetë, dhe Lidhja Patriotike Serbe (SPAS) 11 vende. Ndërsa, katër parti të pakicave kanë siguruar ulëse në Kuvend. /Indeksonline/

Serbia mends fences with Azerbaijan after selling arms to Armenia |  Azerbaijan | Al Jazeera