14:21 / E Martë, 05 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Deputetët të painteresuar për buxhetin e shtetit

Në Kuvendin e Kosovës është duke u diskutuar për draftbuxhetin e vitit 2018, por tashmë shumë nga deputetët e kanë lëshuar sallën dhe duket se janë të painteresuar për këtë pikë.

Të painteresuar deputetët janë treguar edhe në kohën kur kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministri i Financave Bedri Hamnza e paraqitën darftbuxhetin para tyre.

Derisa Hamza tregonte pjesë nga ky dokument i rëndësishëm i shtetit, të përzgjedhurit e popullit vazhdonin të flisnin duke mos e pasur mendjen tek fjalimi i ministrit të Financave.

Më pas sallën e ka lëshuar edhe kryeminsitri Haradinaj dhe disa nga ministrat e tij.