13:51 / E Mërkurë, 31 Tetor 2018 / indeksADMonline

Deputeti humanist i emocionuar dhe i lumtur për fushatën e Albana Osmanit

Deputeti më human në parlamentin e Kosovës, Gani Dreshaj ka qenë i emocionuar në përmbylljen e fushatës “Ti je një luledielli”, e organizuar nga gazetarja shqiptare, Albana Osmani.

Deputeti nga Istogu që ishte një nga donatorët e kësaj fushate ka vizituar pacientët e shtrirë në QKUK për të cilët ka thënë se është i lumtur që tash e tutje do të kenë pajisjet adekuate për shërim.

Kujtojmë që Gani Dreshaj është njëri nga politikanët që ka ndihmuar më së shumti shtresa të ndryshme të shoqërisë që nga paslufta, por se asnjëherë nuk ka tentuar t’i bëjë publike ndihmat e panumërta që i ka dhënë.

“Isha i nderuar dhe i emocionuar sot me pjesëmarrjen në përmbylljen e fushatës me vlera të mëdha njerëzore “Ti je një luledielli”. Falënderim të veçantë për gazetaren dhe humanisten shqiptare, Albana Osmani e cila sot arriti të përmbylle me sukses të madh këtë fushatë në ndihmë fëmijëve kosovar të prekur nga kanceri. Me këtë rast, sot në ambientet e QKUK-së, përkatësisht në Repartin e Hemato-Onkologjisë në Pediatri u bë vendosja e aparaturave të reja për shërimin e fëmijëve të prekur nga kjo sëmundje” shkruan Gani Dreshaj në Facebook./Indeksonline/

 

Temat: