17:12 / E Shtunë, 29 Maj 2021 / OSH

Deputeti Hyseni: Gëzuar për rifillimin e punimeve në magjistralen Podujevë-Prishtinë

Tash e pesë vite qytetarët e komunës së Podujevës janë duke u përballur me kolona e pritje të mëdha për t’u kthyer nga Prishtina në shtëpi, shkruan IndeksOnline.

Punimet në magjistralën Podujevë-Prishtinë të cilat u zvarritën me vite të tëra pati edhe ankesa për cilësinë  e tyre.

Por siç duket pritjeve po iu vije fundi.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje nga Podujeva, Driton Hyseni, bëri të ditur se kanë rifilluar punimet për zgjerimin e magjistrales Podujevë-Prishtinë në dy korsi.

“Gëzuar për rifillimin e punimeve e punë të mbarë, në magjistralen Podujevë-Prishtinë!”,shkroi ai./IndeksOnline/