08:19 / E Enjte, 22 Mars 2018 / indeksADMonline

Deputeti i AAK-së: Demarkacioni do të korrigjohet

Deputeti nga anët e AAK-së, Muharrem Nitaj, është i bindur se ajo që është votuar sot në Kuvendin e Kosovës, është bazë për korrigjimin e pikës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Ai ka thënë se do të korrigjohen gabimet sidomos në dy pikat kufitare ku edhe kanë ndodhur gabimet më të mëdha.

“Unë si deputetë jam i bindur se ajo që është votuar sot në Kuvendin e Kosovës, ku është marrëveshja e gushtit 2015, është deklarata e dy presidentëve e nënshkruar kohë më parë dhe janë dokumentet zyrtare të komisionit shtetëror, janë bazë e pakontestueshme që Kosova ta ruaj të drejtën e vetë në korrigjimin në vijën kufitare me Malin e Zi, posaçërisht në vijën kur janë dy pikat që kanë ndodhur gabimet më të mëdha”, ka thënë Nitaj në RTV21.

Ai ka thënë se është i bindur që marrëveshja e gabuar do të korrigjohet.

“Unë jam i bindur që gabimet që kanë ndodhur brenda demarkimi të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi do të korrigjohen brenda një afati optimal”, ka thënë Nitaj.