13:08 / E Mërkurë, 22 Gusht 2018 / indeksADMonline

Deputeti i AAK-së e quan Elez Blakajn si dezertor

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj e ka quajtur prokurorin e larguar në Amerikë, Elez Blakajn si dezertor.

Sipas Nitajt, heronjt i dalin zot punës së vet dhe nuk e lën atë në gjysmë.

“E tmerrshme kjo puna e veteranëve, por pokaq e tmerrshme edhe storja e prokurorit Blakaj.
Po lexoj nga pretendimet e tij se ndër “veteranët e rrejshëm” qenkan edhe disa qindra dezertorë!
Unë nuk shoh asnjë dallim ndërmjet dezertorëve të luftës, të cilët përballë vdekjes paskan pasë vendosur me ikë dhe prokurorit Blakaj, që dezerton nga hetimi i tij, veç pse I paska “bërtitë” nja dy herë Kryeprokurori dhe e paska pasë kërcnuar me “Komision Disiplinor’! Bile kjo e fundit mund të jetë hala më e rëndë.
Heronjt i dalin zot punës së vet e nuk e lënë atë përgjysmë” shkruan Nitaj./Indeksonline/