19:23 / E Premte, 22 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Deputeti i AAK-së konfirmon se do të votoi për shfuqizimin e Gjykatës Speciale

Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj ka thënë se nëse do të ketë kuorum dhe nëse vendos Kryesia e Kuvendit, atëherë sonte do të futet në shqyrtim dhe votim propozimi për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale.

Selmanaj i ka thënë lajmi.net se ai personalisht do të votojë pro shfuqizimit të kësaj gjykate, duke i dhënë arsyet.

“Qysh herën e parë ka qenë gabim votimi i kësaj gjykate dhe bartja e një pjesë të shtetësisë së Kosovës jashtë saj. Shfuqizimi i kësaj gjykate do të forconte shtetin e Kosovës, kjo është arsye pse do ta votojë”, ka thënë Selmanaj për lajmi.net.

Sipas tij, Kosova vet mund ta bëjë gjykimin e atyre që pretendohet që kanë bërë krime dhe se Gjykata Speciale është e njëanshme.

“Jemi për drejtësi, por jo kështu siç është tash”, ka thënë ai.

Aktualisht në mbledhje është Kryesia e Kuvendit e cila pritet të vendos për seancë të jashtëzakonshme sonte pas mbledhjes se 43 nënshkrimeve të deputetëve.