75 Mall Live Search
22:36 / E Hënë, 25 Qershor 2018 / indeksADMonline

Deputeti i AAK-së: Mos ofroni para për Xhaken e Shaqirin, u bëtë horë!

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Muharrem Nitaj ka kritikuar shqiptarët të cilët po kontribuojnë nga xhepat e tyre për të paguar dënimet e FIFA-së ndaj futbollistëve kosovarë të Zvicrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Nitaj përmes një statusi në Facebook ka thënë se ata që po japin para, vetëm po bëhen horë, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, dënimi i  FIFA-së ndaj futbollistëve është i rëndë, pavarësisht se bëhet fjalë për gjobë.

Postimi i plotë:

Vec dy fjale per denimin e Xhakes e Shaqirit.

Mos u ofroni pare se u bete hore, sepse denimi nuk eshte ceshtje e 10-15 mije frankave!

Denimi eshte shume me i rende se kaq. Jane denuar dy futbollistë per shkak te shperfaqjes se flamurit te tyre dhe ky eshte quajtur provokim.  Po kujt po i them se!!! MN./Indeksonline/