12:07 / E Martë, 27 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Deputeti i Kuvendit për dorëheqjen e serbëve: A është ky fillimi i ndarjes së Kosovës?

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu, ka komentuar aktin e dorëheqjes së katër kryetarëve të komunave veriore të Kosovës, duke pyetur nëse një lëvizje tillë nënkupton fillimin e zbatimit të planit të presidentit Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksander Vuçiq për ndarje të Kosovës.

“A është ky fillimi i zbatimit në teren të planit Thaçi-Vucic për ndarje të Kosovës?”, ka shkruar Sejdiu në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Ndryshe, sot katër kryetarët e komunave veriore të Kosovës kanë dhënë dorëheqje pas zhvillimeve të fundit, vendosjes së taksës dhe aksionit të Policisë së Kosovës në veri ku u arrestuan katër persona të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Në një mbeldhje urgjente të mbajtur sot, asamblistët e këtyre katër komunave, kanë nënshkruar edhe një rezolutë përmes të cilës kërkohet ndërprerja e komunikimit me Prishtinën.

Serbër, poashtu kanë bojkotuar edhe punën në Gjykatën e Mitrovicës si dhe në Gjykatën Themelore në Gjakovë me degët e saj në Zubin Potok dhe Leposaviq.

Temat: