10:41 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Deputeti i LDK-së ia drejton gishtin “fajtorëve” për dështimin në Interpol

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka reaguar pas dështimin të Kosovës për anëtarësim në Interpol.

Përmes një shkrimi në Facebook, Zemaj ka thënë se dështimi i sotëm i Kosovës tregon gjendjen e gjendjen reale të dobësisë institucionale për të qenë partner serioz me boten demokratike

Shkrimi i plotë:

Votimi i sotëm “kunder” anëtarsimit të Kosovës, në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it tregon gjendjen reale të dobësisë institucionale për të qenë partner serioz me boten demokratike.

Më këtë udhëheqje institucionale të dobët, me këtë imazh negativ që posedojnë këta individ, me këtë logjike të klienteles joprofesionale që udhëheqin, me njerzë shekels të ligjit dhe zhvatës të parasë publike, me njerzë plot aktakuza për korrupsion, jo që nuk do kemi anëtarsime në organizata dhe njohje shtetit të reja, por largime tjera nga vendet mike të botës përendimore.

Edhe çka duhet të bëni mē shumë që të demtoni të ardhmen e Kosovës!!!