09:53 / E Shtunë, 29 Shtator 2018 / indeksADMonline

Deputeti i LDK-së me disa fjalë për Thaçin, para protestës së VV-së

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdylli, i cili ka konfirmuar pjesëmarrjen në protestën e sotme të Lëvizjes Vetëvendosje kundër Presidentit, Hashim Thaçi, ka nisur ditën me disa fjalë për këtë të fundit.

Avdyli, ka thënë përmes një shkrimi në rrjetet sociale se populli nuk i nënshtrohet Thaçit, por sipas tij, populli do ta nënshtroi këtë njeri, shkruan Indeksonline.

Deputeti i LDK-së ka postuar edhe një fotografi, e cila tregon se kur populli zgjohet kundër një ‘sunduesi me shkop’ ai nënshtrohet.

“Populli i Kosovës nuk i nënshtrohet një avanturieri politik si Hashim Thaqi, por populli do arrij ta nënshtroi këtë njeri”, ka shkruar ai.

Ndryshe, protestës i janë bashkuar edhe një pjesë e shoqërisë civile, deputeti i Pavarur Korab Sejdiu, kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, dy degë të AKR-së, dhe parlamenti studentor i UP-së.

Ndërkohë,  protesta fillon nga ora 14:00 në sheshin e kryeqytetit./Indeksonline/